Një aksident i rëndë i mori jetën një gruaje dje në Durrës. Viktima u identifikua si Mirela Daci.
Kjo e fundit po udhëtonte me makinë bashkë me motrën dhe dy fëmijë në momentin kur mjeti i tyre u përplas me një ‘Fouristradë’ , ku udhëtonin një çift, ku gruaja ishte shqiptare dhe burri francez. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë menjëherë Mirela Daci.
Ndërkohë, i prekur nga kjo ngjarje është mjeku i njohur plastik Skerdi Faria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Faria shpreh dhimbjen për humbjen e Mirelës, e cila ka qenë pjesë e stafit të tij mjekësor. Viktima ishte në profesion infermiere.
“U prehsh ne PAQE o ENGJËLLI YNË!!! Po më plas zemra. ???? Pas një aksidenti me makinë ndërroi jetë e dashura, e ëmbla, e bukura e staffit tonë, MIRELA!”, ka shkruar Skerdi.