Detaje të reja kanë dal nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Gramsh ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.
Mësohet se 28 vjeçari i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, është Mikel Gjeli.
Ai ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë të thellë.
Ndërkohë shtetasit e plagosur janë sirianët: Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person tjetër emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Aktualisht ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin trajtimin e mjekëve, pasi kanë marrë dëmtime të rënda në trup.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez, ku automjeti ka rënë nga një lartësi prej 140 metrash.