Aksidenti me 10 nxënës të plagosur/ 18 vjeçarja niset me helikopter drejt...

Aksidenti me 10 nxënës të plagosur/ 18 vjeçarja niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës

401
0

Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Vërzhezhë të Librazhdit. Një mikrobus që transportonte nxënësit për në gjimnazin e Çorovodës ka dalë nga rruga edhe është përmbysur. Nga të dhënat e para flitet për 10 nxënës të plagosur, ku 4 prej tyre janë dërguar në Spitalin e Beratit. Ndërsa një vajzë 18-vjeçare po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi paraqitet në gjendje më të rëndë. Të gjithë të plagosurit janë të moshës nga 14 deri në 18 vjeç. Mikrobusi me traga AA 445 KE transportonte nxënësit e fshatrave Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës.

*Në video: Gjate transportimit në urgjence te te plagosurve