Aksidenti i rëndë brenda tunelit në Tiranë-Elbasan, viktima ushtarak në Farkë, vëllai...

Aksidenti i rëndë brenda tunelit në Tiranë-Elbasan, viktima ushtarak në Farkë, vëllai i deputetes së PS  

833
0

Një aksident tragjik i ka marr jetën një ushtaraku mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se ai është 42-vjeçari Elton Maçolli, 42 vjeç, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

Ai humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë, teksa u godit nga një kamion brenda tunelit. Shpërthimi i fortë pas goditjes i mori jetën 42-vjeçarit.

Dyshohet se makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi, çka ka sjellë dhe shpërthimin e menjëhershëm duke mos i lënë kohë shoferit të dalë nga mjeti.

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Makina u shkatërrua plotësisht pas aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe ka ndaluar shoferin e kamionit.