Aksident në Tiranë/ Makina e Policisë godet automjetin e një kompanie security, përplaset me pemën dhe përfundon buzë ‘Lanës’

Një aksident ka ndodhur pak më parë te Drejtoria e Policisë në Tiranë.

Mësohet se një makinë e Policisë Rrugore ka goditur nga pas një makinë të kompanisë security ‘Patrol’.

Si pasojë kjo e fundit për të shmangur një çiklist ka përfunduar duke u përplasur me një pemë buzë lanës.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Ndërkohë kujtojmë që Policia e Shtetit e ka ndaluar qarkullimin e atomjeteve në kuadër të situatës alarmante të koronavirusit. Përjashtim bëjnë vetëm makinat me autorizim, në  bazë të kategorive që i përkasin.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *