Aktualitet

Aksident në Shkodër Një person humb jetën, dy të tjerë plagosen rëndë

By vizional

June 15, 2019

June 15, 201901

Nje person ka humbur jeten dhe dy te tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Sipas informacioneve të para një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal. Për shkak të përplasjes së fortë, ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit.