Aktualitet

Aksident masiv në hyrje të Tiranës, përplasen 4 makina, bllokohet trafiku te QTU (FOTO NGA VENDNGJARJA)

By vizional

August 05, 2019

Një aksident masiv raportohet të ketë ndodhur vetëm para pak minutash në hyrje të Tiranës. Mësohet se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë Qendrës Tregtare Univers (QTU). Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por siç shihet edhe nga fotot është bllokuar trafiku në njërin aks, ndërsa njëra prej makinave ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.