Aksident i rëndë në Himarë, humb jetën një person dhe plagosen dy...

Aksident i rëndë në Himarë, humb jetën një person dhe plagosen dy të tjerë

457
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Piqeras të Himarës. Bëhet me dije se një makinë tip ‘Benz’ me targa të Durrësit është aksidentur. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Armand Asllani.

 

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenit.