Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradë, përplasen tre mjete dhe plagosen dy persona

By vizional

July 17, 2018

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të marten pasdite në autostradën Durrës-Tiranë. Si pasojë e incidentit të ndodhur në Kashar ku u përfshinë 3 mjete janë plagosur 2 persona. Këta të fundit ndodhen aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia. Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.