Kronike

Aksident I “radhës” në aksin SHKODËR-VELIPOJË, dy persona të lënduar rëndë

By vizional

June 17, 2019

Përplasen dy makina në aksin Shkodër-Velipojë, dy persona të plagosur rëndë (EMRAT)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Shkodër-Velipojë.

Dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën dhe kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona.

Mësohet se të lënduarit, Jetmir Bushaj dhe Arjan Lleshi janë transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e aksidentit.