Një aksident i pazakontë është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Mësohet se një makinë ka përfunduar brenda një dyqani.
Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar mbi trotuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani.
Ngjarja ka ndodhur përgjatë Bulevardit të Republikës, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.