Aktualitet

Aksident i frikshëm në Lushnje. Benz-i përplaset keq me kamionin, plagosen rëndë dy shoferët

By vizional

July 13, 2019

Një aksident rrugor ka ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme në Lushnje, ku një automjet Benz është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale.

Mësohet të dyja automjetet janë përmbysur dhe kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa si pasojë e goditjes së fortë janë plagosur rëndë dy drejtuesit e automjeteve.

Po ashtu siç sihet edhe nga ‘Benz’-i dhe kamioni janë bërë copë.

 

Dyshohet se aksidenti ka ardhur si shkak i shpejtësisë së lartë të ‘Benz’-it, i cili ka goditur nga pas kamionin dhe janë rrokullisur.