Aktualitet

Aksident fatal me 4 viktima në Çeki, ndërron jetë një shqiptar

By vizionc

November 13, 2019

Një aksident fatal në Çeki i ka marrë jetën 4 personave, mes të cilëve ishte edhe një shqiptar.

Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën kufitare me Austrinë, në afërsi të lokalitetit Pavlice.

Si pasojë kanë mbetur viktimë dy austriakë të moshave 51 dhe 38 vjeç, një 26-vjeçare çeke dhe shqiptari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë ka konfirmuar lajmin, ndërsa bëri me dije se njëri prej automjeteve i tipit Audi A6, i përfshirë në aksident drejtohej nga shqiptari.

Gjithashtu kanë mbetur të plagosur edhe tre persona, dy grad he një fëmijë, njëra prej të cilave me origjinë nga Maqedonia e Veriut.