Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Maj vlen për njerëzit që kanë Diellin në Akrep, Hënën në shenjën e Akrepit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Akrepit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, Për të gjitha shenjat ekzistojnë të njejtat lëvizje planetare në qiell por ndryshimi është këndvështrimi i shenjës i cili interpretohet çdo muaj. Në këndvështrimin e Akrepit, këto janë pasojat apo rrjedhojat e secilës lëvizje të rëndësishme planetare këtë muaj.
Të dashur Akrepë, qëkurse ka filluar muaji i Demit që prej muajit Prill, keni filluar të krijoni marrëdhënie të reja ose të jeni duke forcuar marrëdhënie ekzistuese. Kjo është një periudhë gjatë të cilës arrini që t’i njihni më mirë njerëzit pranë vetes. Mund të keni njohur dikë që e admironi ose të gjeni arsye për të admiruar njerëzit që keni pranë. Është një periudhë gjatë të cilës do përdorni shumë takt, disiplinë dhe në përgjithësi komunikimi juaj me njerëzit do jetë më i mirë se zakonisht. Edhe nëse flisni me njerëz të cilët nuk janë shumë pozitiv apo që nuk i preferoni shumë, do ia dilni ta menaxhoni mirë komunikimin. Për ata prej jush që njohin dhe qëndrojnë me dikë gjatë kësaj periudhe, do jetë person me pamje tërheqëse. Nuk më kujtohet a e kam shkruar dhe më parë këtë që për Akrepët, është shpesh shumë e rëndësishme që të kenë një partner/e të bukur. Kjo sepse fushën e martesës j’ua drejton planeti Afërditë, planeti i dashurisë dhe të bukurës që drejton Demin (dhe Peshoren) dhe ky muaj e nxjerr në pah këtë rëndësinë që i jepni paraqitjes së njerëzve dhe gjërave.
Më datë 3 Maj Afërdita e cila ndodhet në shenjën e Binjakëve, do jetojë një moment të vështirë me Neptunin në shenjën e Peshqve, dhe për këtë arsye mund të bëni disa ndryshime shumë të mëdha të cilat lidhen ose prekin jetën tuaj romantike. Këtë ndryshim të madh do e përballoni me shumë qetësi ose të paktën me më shumë qetësi se njerëz të tjerë. Ky është një moment që do ju bëjë të kuptoni se sa shumë i pëlqeni ndryshimet, se si është të jesh një shenjë uji (uji që i përshtatet çdo forme ku futet) dhe veçanërisht nëse jeni ëndërrimtarë, do nxiteni për të ëndërruar më shumë e për të shkuar në vende të çuditshme. Vetëm kujdes në marrëdhënien ose komunikimin me motrat/vëllezërit.
Më datë 7 Maj Hëna do jetë e plotë në shenjën tuaj. Energjia juaj do jetë shumë më e lartë. Do ndjeni shtysë për të bërë shumë gjëra, shumë detyra. Impulsivitetin dhe ndjeshmërinë mund ta keni pak të tepërt dhe mund të ndjeheni të ofenduar apo të prekur nga gjëra që nuk ia vlejnë. Mund të plagoseni emocionalisht nëse nuk e mbroni veten pak pasi Hëna në shenjën tuaj ju bën më të ndjeshëm emocionalisht. Mund t’i ndjeni më shumë emocionet e njerëzve përreth jush, dhe të ndjeheni më të gatshëm për të dhënë përkujdesje. Nëse e përdorni këtë ditë për të medituar, mund ta ktheni këtë moment të ngarkuar në një përvojë pozitive. Do jetë e vështirë që t’ju mblidhet mendja mbi diçka pasi do keni humor të paparashikueshëm. Mund të bëni një ndryshim me pamjen. Do keni shumë dëshirë që të shpheni emocionet por njerëzit edhe mund ta pranojnë atë që thoni, edhe mund të mos e kuptojnë. Kujdes se si interpretoni reagimet e njerëzve, kini parasysh se mund të jetë thjesht një moment ku jeni tepër të ndjeshëm.
Më datë 11 Maj Saturni fillon zmbrapsjen e tij që zgjat deri më 29 shtator. Kjo zmbrapsje do ndodhë në shenjat Ujor dhe Bricjap. Kjo është një periudhë gjatë të cilës do fokusoheni tek vetja, tek qëllimet dhe ambiciet tuaja. njerëzit mund të mendojnë se doni që të distancoheni por në fakt thjesht do ju keqkuptojnë. Do përpiqeni që të arrini atë gjë që mendoni se ju shkon më shumë për shtat dhe ndërkohë do ju duhet që të tërhiqeni nga disa gjëra që ju kanë marrë kohë por nuk ju kanë afruar me qëllimin tuaj të vërtetë.
Më datë 13 Maj Afërdita do zmbrapset në shenjën e Binjakëve deri më 25 qershor. Gjatë kësaj periudhe mund të keni një rritje financiare ose mundet që partneri juaj të ketë një fitim të rritur financiar. Nëse thelloni marrëdhënien me dikë, kjo marrëdhënie do ju shërojë thellë. Do ndjeheni më gati për të rregulluar ato gjëra që i keni të vështira për t’i rregulluar tani lidhur me marrëdhënien tuaj personale, me çeshtje që lidhen me intimitetin, me financa dhe me subjekte të tjera që kërkojnë njëfarë objektiviteti emocional.
Më datë 13 Maj Marsi do hyjë në shenjën e Peshqëve. Mendoj se thjesht do ia kaloni shumë mirë në çeshtjet e dashurisë, kënaqësisë, hobeve, pasioneve, fëmijëve (për ata prej jush që kanë fëmijë) dhe gjithashtu mund të lexoni libra ose materiale mbi tema shpirtërore nga burime të lashta.
Më datë 14 Maj do zmbrapset Jupiteri dhe do vazhdojë i zmbrapsur deri më datë 13 shtator në shenjën e Bricjapit. Kjo është një periudhë gjatë të cilës, edhe nëse dikush nuk është më prezent në jetën tuaj, do ndjeheni mirënjohës sepse e kuptoni që ai person ka qënë personi që ju duhej pranë në atë moment të caktuar të jetës. Ose nëse nuk është person, është një punë. Në përgjithësi do ndjeheni gati për të parë diçka të vështirë, me këndvështrimin e një optimisti.
Më datë 20 Maj Dielli do vijë në shenjën e Binjakëve dhe për ju kjo do jetë një periudhë ndryshimesh shumë të mëdha. Këto ndryshime do ju transformojnë edhe ju. A janë ndryshime të mira apo të këqija…? kur kam thënë unë ndonjëherë që një ndryshim është i keq gjithsesi, që ta them (apo ta mendoj) tani? Pavarësisht se si mund të ndjehemi kur ndryshojmë ambjent, çdo gjë është në krahun tonë dhe për aq kohë sa qëllimi është që të rritemi, le t’ia japim vetes besimin se jemi në vendin e duhur edhe kur vendi ku jemi nuk ishim ai që kishim menduar se donim. Periudha e ditëlindjes së Binjakëve, i bën Akrepat njerëz edhe më të mirë. Jo se nuk jeni por gjithmonë mund të bëheni më të ditur.
Qiell të Mbarë.