“Ajo temperaturë shpëtoi dhe burrin tim, nuk çohesha dot të pija ujë”,...

“Ajo temperaturë shpëtoi dhe burrin tim, nuk çohesha dot të pija ujë”, Zamira Kita tregon vuajtjen nga virusi: Mesazhi im është…

462
0

Ata që e njohin, e dinë se Zamira Kitës nuk i ndahet shpirti kur bëhet fjala për aktivitete të ndryshme artistike, por këtë herë për shkak të shëndetit i është dashur të izolohet dhe e ka ndjekur “Koko Fest 2020” në distancë, pasi disa ditë më parë rezultoi e prekur nga Covid-19.

 

Në një bisedë me emisionin “Wake Up”, Zamira u shpreh se ajo dhe bashkëshorti janë mirë, vështirësitë shëndetësore kanë kaluar dhe bëri thirrje që njerëzit të mos neglizhojnë simptomat e para sikurse edhe të mos dekurajohen nëse preken nga Covid-19.

 

“Ne fakt më kini patur shumë me Covid, por tani jam shume mire, keshtuqe e kalova. Nuk kam qene larg Kokofestit, kam takuar artistë poshtë dritares. Por ndërkohë une dua të them dicka meqe dal publikisht, eshtë bërë një propagandë shumë e shemtuar dhe e tmerrshme e këtij Covid-i që duket sikur kur të zë Covid, të zë vdekja dhe ti nuk ke asnjë shpresë. Dhe njerezisht psikologjikisht rendohen dhe e vuajne shumë kete gje. Unë nuk e pata kaq të rëndë dhe kisha një lloj optimizmi, të njëjtën gjë dhe bashkëshorti im që e kishte shumë më të rëndë se unë. Duhet që njerëzit ta mendojnë si një grip normal, diku zë më lehtë e diku më rëndë dhe ajo këshillë që unë dua t’u jap të gjithëve është të mos neglizhojnë asnjë shenjë, menjëherë kontakt me mjekun që të ndjekin protokollin që u këshillojnë dhe kësisoj nuk do të kenë asnjë rrezik nga ky virus. Une pata nje temperature para 12 ditesh, isha ne plazh ne fundjave. Ajo temperature shpetoi dhe bashkeshirtin tim se mesa duket ai e kishte me shume se mua, por nuk kishte shenja. Nje kolle te lehte qe gjithnje thoshte eshte kolla ime. Une nisa menjehere te pi antibiotikun ne darke, erdha bera tamponin dhe dola pozitive. Me rendoi nje keputje e tmerrshme qe nuk cohesha dot as te lavamani per te pire uje, burrin e kisha ne spital, vajzen sdoja ta afroja.”– tha aktorja Zamira Kita.