Një e re e cila ka lënë Norvegjinë për të jetuar me njeriun që dashuronte në Tiranë, ka rënë pre e dhunës së tij.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një ditë më parë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për 27-vjeçarin I.K, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Don Bosko”, në banesë, ka goditur me grusht bashkëjetuesen, L.D., 26-vjeç, me shtetësi norvegjeze.
“Po punohet për kapjen e tij”, njofton policia ndërsa mbi të riun rëndon akuza për dhunë në familje. /Syri.net/