“Ai u çmend që në takimin e parë”- Argjentina Ramosaj kujton njohjen...

“Ai u çmend që në takimin e parë”- Argjentina Ramosaj kujton njohjen me bashkëshortin dhe ndan fotot e para me të

401
0

Argjentina Ramosaj pak orë më parë ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka bërë me dije fansat se së fundmi ka hapur një llogari në rrjetin social “Tik Tok”, teksa i ka pyetur se çfarë do donin të shihnin nga ajo.

Këngëtarja doli në përfundimin se shumica e fansave ishin shumë kuriozë për të mësuar se si bukuroshja kujdeset për flokët e mrekullueshëm që e karakterizojnë, për familjen, si dhe për këngët apo kërcimin që ajo bën. Në një foto të publikuar nga takimet e para me bashkëshortin, Dukagjinin, një nga mikeshat e saj, e cila ka qenë ndërmjetëse e njohjes mes tyre, i ka replikuar këngëtares në Instastory duke i kujtuar takimin e parë me partnerin.

“O Zot unë e kujtoj këtë…ai ishte i çmendur pas teje. Ai më pa duke folur me ty, e më kërkoi t’i jap numrin tënd, pyeste prej nga je, ku jeton…

Unë kurrë nuk do ta harroj kur ai tha: ‘S’e ka njohur ende Dugin, se këtu ka me jetu masandej’.

E ashtu ndodhi me të vërtetë. Dashuri në shikim të parë për Dugin…ju dua zemrat”, ka qenë mesazhi i mikeshës së saj.

Argjentina gjithashtu nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit edhe një nga fotografitë e realizuara në takimin e parë me Dukagjinin.

Nga kjo dashuri mes çiftit, fryt i tyre sot është një djalë, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin Noah.