Ai më ka në xhep, por do e tradhtoja nëse…” Julka e...

Ai më ka në xhep, por do e tradhtoja nëse…” Julka e tha copë fare

381
0

Nëse do të ndalnim ndonjë kalimtar në rrugë dhe do t’i këndonim ”Amin amin amin…”, jemi të sigurtë që do të na përgjigjej ”Më në fund të gjeta unë ty dashuri”. Dhe Julka Gramo është me të vërtetë me fat pasi e ka gjetur dashurinë e saj që nga koha kur regjistrohej kjo këngë dhe ndan me të jo vetëm zemrën e shtëpinë, por edhe punë, pasi mamaja e dy çunave dhe deejay Andi janën së bashku edhe në ”NRG radio”.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Julka zbuloi se dashuria mes tyre është e madhe dhe xhelozia nuk ekziston. Megjithatë, nuk hezitoi të bënte një batutë e një paralajmërim për të shoqin, të cilit nuk i ka dhënë arsye për të patur konflikte xhelozie. E pyetur nga Rudina nëse ishte xheloze, ajo u shpreh: ” Nuk është se kam pasur shkaqe për xhelozi. Nuk jam nga ato që i marr password-in, fle natën dhe i marr gishtin ose i hap syrin që të shoh se cfarë ka shkruar. Nuk është se më ka vënë ndonjëherë në provë që të jem xheloze.”

Por ja që as Andi nuk qenka xheloz. ”Edhe thonë që kush nuk është xheloz, nuk të do. Dhe unë them, u të na vini anash. Andi, mesa duket, e di se më ka futur në xhep dhe s’dal, por kujdes (qesh). Ose ndoshta unë jam kaq e mirë sa nuk i kam dhënë shkak, ose mbase s’më gjuan më njeri.”-tha ajo.

Moderatorja Rudina Dembacaj e pyeti se cfarë do bënte ndryshe nëse do e dinte se nuk do ta gjykonin. Këngëtarja, e cila deklaron shpesh herë sa e dashuruar është me të shoqin habiti me përgjigjen. “Do tradhtoja burrin mi, do e provoja një herë”, tha Julka duke qeshur.