”Ai më dha jetën, tani po ia jap unë” historia emocionuese e...

”Ai më dha jetën, tani po ia jap unë” historia emocionuese e 21 vjeçares që i shpëtoi jetën babait

441
0

Ka histori që duhet të tregohen sepse ato ngjallin shpresë dhe gëzim, ndër këto është padyshim ajo e Giulia Muttoni-t, studentes 21-vjeçare që studion shkencat e infermierisë në ”Universitetin Mjekësor Bicocca”në Milano, e cila së fundmi është kthyer në personazhin më të përfolur në Italli. Vajza e re nga Lecco, është bërë virale në rrjetet sociale dhe shtypin e shkruar pas publikimit të dy fotove në Facebook, pak orë para se t’i dhuronte palcën kurrioze të atit.

“30 dhe 31 Tetor 2018. Dy ditë nuk do t’i harroj kurrë. Ditët kur ia dhurova palcën babait tim”, thuhet në fillim të postimit.

“Nuk mund ta merrni me mend si u ndjeva kur pashë çantën që mbushej me kaq shumë qeliza, të gatshme për të hyrë në trupin e babait tim, të armatosur si ushtarë lodrash që do të luftonin kundër sëmundjes së tij. Një kuti e kuqërremtë e përbërë nga 560 milion qeliza burimore. Është e çuditshme të kuptosh që jeta e një personi varet nga e jotja. 21 vjet më parë babai im më dha jetën, tani ia dhashë unë. Dhe, besomëni, nuk ka gëzim dhe kënaqësi më të madhe”. -vazhdon ajo.

Në fund, Giulia u bën apel të gjithë të rinjve: ” Ftoj të gjithë rriturit midis 18 dhe 35 vjeç, që gëzojnë shëndet të plotë të bashkohen në ADMO (Shoqata e dhuruesve të palcës së eshtrave)! Dhurimi i palcës nuk dëmton, nuk është i rrezikshëm dhe nuk shkakton probleme me shëndetin.”/living/