“Ai del në ëndërr, del te Rudina, kur na del në mëngjes na ikën frika”/ Ermal Mamaqi merr kitarën e i thurr këngë Pëllumb Piperos

Tiranë- Shqipëria prej tre javësh tashmë është në izolim dhe numri i të infektuarve me COVID-19  ka shkuar në 243. Por Ermal Mamaqi, me nota humori ka bërë një këngë për Pëllumb Piperon, mjekun e njohur, i cili pothuajse çdo ditë flet për situatën dhe jep këshilla. “Këngë për Pëllumb Piperon”, shkruan Mamaqi, krahas videos ku shfaqet me kitarë duke kënduar.

 

Teksti i këngës:

 

“Erdhi në Shqipëri, pacienti 0. Këtu është ai, është Pëllumb Pipero. Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes; në karantinë duke bërë xhiro me makinë. Lani duart sapun, xhel, benzin se këtu është ai Pëllumb Pipero. Ai del në lajme, ai del edhe kur ka reklama, ai del në ëndërr, del te Rudina. Unë i laj duart si Pëllumb Pipero, ai më thotë mos dil nga shtëpia por këtu problem është pleqëria. Ku shkon o nëna? Pse nuk rri brenda? Vërtet nuk gjej maskë, dorashkë por që të gjithë do ia dalim bashkë se këtu është Pëllumb Pipero. Dëgjoje Pëllumb Piperon, dëgjoje Pëllumb Piperon se ai nuk flet kot.”

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *