Agron Shehaj: Rama mbron oligarkët për të shpëtuar veten, një grup biznesmenësh...

Agron Shehaj: Rama mbron oligarkët për të shpëtuar veten, një grup biznesmenësh grabitqarë…

326
0

Ish deputeti i PD Agron Shehaj, ne nje postim ne profilin e tij ne Facebook, thote se “Edi Rama nuk po mbron oligarkët, është duke mbojtur veten dhe paratë që u vjedh shqiptarëve në bashkëpunim me oligarkët”.

“Por të ashtuquajturit oligarkë janë kryesisht një grup biznesmenësh grabitqarë, biznesi kyesor i të cilëve është grabitja e pasurive natyrore dhe parave publike, përmes favoreve dhe kontakteve publike të siguruara me anë të korrupsionit”, nenvizon Shehaj.

 

Postimi i plote:

 

Liria, prona, puna e çdokujt duhet të jenë të prapekshme dhe askush nuk duhet t’i cënojë.

 

Por të ashtuquajturit oligarkë janë kryesisht një grup biznesmenësh grabitqarë, biznesi kyesor i të cilëve është grabitja e pasurive natyrore dhe parave publike, përmes favoreve dhe kontakteve publike të siguruara me anë të korrupsionit. Ka mes tyre biznese që nuk kanë bërë kurrë asnjë qindarkë në tregun privat. Kjo klasë parazitare-grabitqare nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Në krye të kësaj klase qendron Edi Rama që është mundësuesi kryesor i grabitjes së vendit.

 

Edi Rama nuk po mbron oligarkët, është duke mbojtur veten dhe paratë që u vjedh shqiptarëve në bashkëpunim me oligarkët.