Një urim ndryshe nga i të tjerëve kaq qenë ai i politologut Afrim Krasniqi.
Krasniqi ka përmendur faktin që të gjithë politikanët u janë bashkuar mësuesve dhe nxënësve me kamerat televizive apo me mesazhet në media dhe për këtë uron nxënësit që të mësojnë dhe të mos bëhen si politikanët tanë.
“Dita e pare e shkolles. Kudo femijeve e mesuesve u jane bashkuar politikanet me kamerat e tyre televizive ose mesazhe ne media. Dy urime vlejne kete dite: mesoni sepse dija eshte zgjidhja me e mire ne jete; mos imitoni e mos u ngjani politikaneve qe u kane zene deren ju & vendit”, shkruan politologu në Twitter.