Aktualitet

Afganët në Shqipëri, Rama: Në listë emra gazetarësh e yje filmash. Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Kur isha i ri se kisha mendjen te politika, por…

By vizional

August 26, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në listën e personave që pritet të vijnë në vendin tonë ka gazetarë, aktorë, artistë të fushave të ndryshme, por edhe yje filmash, ndërsa shtoi pyetjen se si mund t’ua mbyllën këtyre njerëzve dritaret e krijimtarisë.

Në një intervistë për CNN kreu i qeverisë theksoi se kur ishte i ri nuk merrej me politikë por doli në rrugë për të qenë me të gjithë të tjerët që kërkonin ndryshimin e regjimit komunist.

Gazetarja: Mes vlerave që janë të rëndësishme për ju, është dhe profili, pasioni juaj për artin. Se kishit mendjen shumë te politika kur ishit më i ri. Ishit fan i artit. Ishit kaq i gjatë kur u bëtë pjesë e ekipit të basketbollit. Edhe keni udhëtuar me artin tuaj në mbarë Eruopën. Sa e vështirë është që të ruhet arti në Afganistan, kur edhe ata pak që ngelen janë të shqetësuar se arti që kanë krijuar gjatë 20 viteve mund të çërnjoset?

 

Rama: E thatë në mënyrë të përsosur. Se kisha mendjen te politika kur dola në rrugë për të qenë aty me të gjithë të tjerët për të kërkuar ndryshimin e regjimit këtu. Ishte për shkak të kufizimeve në veprimtaritë artistike që ndjeva nevojën për liri. Kështu ishte për të gjithë shqiptarët e asaj kohe. Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, në profilet e tyre mund të shihja gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix. Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë. Duke iu thënë se në 5 vitet që vijën do ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat e tyre.