Afërdita Dreshaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet se ajo është ndarë nga i dashuri i saj.
Mediat shqiptare kanë raportuar se modelja e shndërruar në këngëtare i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin çek, Jakub Kindl.
“Turp t’u vijë o të quajtur gazetarë, bëni tituj dhe kopertina ta zhgënjeni publikun, pa asnjë fakt as pa kontaktuar fare me mua!”.
“Kurse për publikun një përditësim: Jam shumë e lumtur dhe mos u besoni gazetave”, shkruan në postimin e Afërditës në Twitter dhe Facebook.