Aktualitet

Administrata merr pushimet e pranverës, ja kur kthehen nëpunësit e shtetit në punë…jo pak ditë leje

By vizional

April 26, 2019

Pushimet dhe festat zyrtare janë një nga arsyet më të forta pse njerëzit zgjedhin të punojnë në shtet. Kështu ka ndodhur edhe në këtë periudhë, ku adminstrata ka plot 5 ditë pushim duke nisur që nga e shtuna. Dita e hënë është ditë pushimi, për shkak të “Festës së Pashkëve”.

E marta është vendosur ditë pushimi me vendim qeverie, ndërsa e mërkura i bie 1 maj që është “Dita e Punëtorëve” që është sërish festë zyrtare. Kështu që nëpunësit e shtetit do të kthehen në punë të enjten, duke shijuar jo pak ditë pushimi…