“Administrata ka probleme”, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve të veriut, zbardhen porositë:...

“Administrata ka probleme”, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve të veriut, zbardhen porositë: Brenda muajit tetor…

431
0

Zbardhen detaje nga takimi i sotëm i Kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, me drejtuesit socialistë të qarqeve të veriut të vendit. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se në mbledhje është thënë që konstituimi i keshillave bashkiake dhe kryebashkiakëve do të bëhet deri me 15 gusht.

 

Pas kritikave që dha në mbledhjen e Asamblesë së PS për administratën ne territor, Rama ka dhënë porosi të prerë që te behet vleresimi i punonjesve ne cdo bashki dhe analize e strukturave dhe sherbimeve ne institucionet lokale.

 

Mësohet se ai ka kërkuar që të evidentohet kontributi i drejtuesve  te institucioneve ne raport me Partine Socialiste.

 

“Administrata ne territor ka probleme. Ne muajin shtator dhe tetor do të behet vleresimi i gjithe drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin”- mësohet të ketë thënë Rama.

 

Sipas tij, vendimet per emerimet e drejtoreve do merren ne keshillin rajonal. Më tej, Rama u ka dhënë porosi kryetareve te bashkive te bejne organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve, të cilat duhet të jenë gati deri ne fund te gushtit.

 

Kujtojme se ne mbledhjen e fundit te Asamblese, Rama njoftoi live disa ndryshime. Keshtu, që qarkun e Shkodres tashmë nuk e drejton më Ditmir Bushati, por Valdrin Pjetri, kurse ne Lezhe, ne vend te Lindita Nikolles eshte caktuar Sandër Lleshaj.