Showbizz

Adele refuzon të darkojë me Kim Kardashian dhe Kanye West. Ja çfarw ndodhi…!

By Vizion

August 29, 2016

Kim Kardashian mund të ketë shumë miq të famshëm por Adele nuk është njëra prej tyre.

Këngëtarja e cila së fundmi ka blerë një shtëpi pranë asaj të Kim dhe Kanye,  nuk dëshiron që të darkojë me çiftin.

Edhe pse 28-vjeçarja është një fanse e “Keeping Up With The Kardashians”,  refuzoi ftesën e Kris Jenner për të darkuar bashkë me familjen. Sipas një burimi të brendshëm,  60-vjeçarja kishte menduar, se do të ishte gjesti i duhur, që Kim dhe Kanye t’i jepnin një ftesë mirëseardhjeje Adele, pasi bleu shtëpi pranë tyre, por duket se kjo e fundit  “nuk shitet” me këtë ide.

Megjithatë këngëtarja nuk e ka përjashtuar mundësinë  për të darkuar një herë tjetër pasi  ky lloj reality show nuk bën për të.