Kim Kardashian mund të ketë shumë miq të famshëm por Adele nuk është njëra prej tyre.
Këngëtarja e cila së fundmi ka blerë një shtëpi pranë asaj të Kim dhe Kanye, nuk dëshiron që të darkojë me çiftin.
Edhe pse 28-vjeçarja është një fanse e “Keeping Up With The Kardashians”, refuzoi ftesën e Kris Jenner për të darkuar bashkë me familjen. Sipas një burimi të brendshëm, 60-vjeçarja kishte menduar, se do të ishte gjesti i duhur, që Kim dhe Kanye t’i jepnin një ftesë mirëseardhjeje Adele, pasi bleu shtëpi pranë tyre, por duket se kjo e fundit “nuk shitet” me këtë ide.
Megjithatë këngëtarja nuk e ka përjashtuar mundësinë për të darkuar një herë tjetër pasi ky lloj reality show nuk bën për të.