Adele i thotë lamtumirë Los Angeles, rikthehet në Angli

Adele i thotë lamtumirë Los Angeles, rikthehet në Angli

344
0

Adele i thotë lamtumirë Shteteve të Bashkuara të Amerikës: sipas revistës Sun, këngëtarja 29 vjeçare është gati të kthehet në Angli për të rritur djalin e saj. Ylli duhet të heqë dorë nga shtëpia e mrekullueshme , prej 7,4 milionë dollarë, në Beverly Hills, Los Angeles. Adele dëshiron që të kalojë edhe më shumë kohë pranë miqve dhe të afërmve. Sipas një mikut të saj, këngëtarja mëndon që Los Angeles nuk është vendi që imagjinonte dhe dëshiron të rikthehet në Angli ku ka familjen dhe miqtë e saj, të gjithë shumë të rëndësishëm për të. Ndërsa aktori George Clooney bën të kundërtën. Sulmet e fundit terroriste që kanë përfshirë Londrën e kanë bërë George Clooney (56 vjeç) të pasigurit në nivelin e sigurisë së familjes së tij. Sipas mediave amerikane, aktori po mendon që nga Londra të rikthehet në Los Angeles. Nuk mungojnë shumë polemika: disa e akuzojnë se po largohet nga Anglia sepse po rritet numri i emigrantëve myslimanë në vend- Clooney është në favor të lënies hapur të kufijve-, ose dikush mendon se tranferimi në SHBA është si pasojë e disa fjalëve publike të gruas së tij Amal, që duke folur hapur kundër terroristëve, do të ishte ajo vetë një objektiv potencial i xhihadistëve.