Abuzuan me detyrën, prokuroria kërkon arrestimin e 9 zyrtarëve të ARRSH Durrës,...

Abuzuan me detyrën, prokuroria kërkon arrestimin e 9 zyrtarëve të ARRSH Durrës, 8 në kërkim. Ja për çfarë akuzohen

328
0

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar arrestimin e 9 zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se deri më tani në pranga është vënë vetëm një prej zyrtarëve, pasi 8 të tjerë mendohet se mund të kenë ikur jashtë shtetit. Mësohet se i vetmi i arrestuar është Agron Hasa, për të cilën prokuroria ka kërkuar ‘arrest shtëpie’.

 

Ndërkohë, në kërkim janë zyrtarët e tjerë;

-Kastriot Braha i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shperdorimi i detyres”.

-Aferdita Basha, si e dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shperdorimi i detyres”

-Dhurata Lazaj, e dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shperdorimi i detyres”.

 

-Astrit Zenelaj, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shperdorimi i detyres”

-Spartak Tarka, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shperdorimi i detyres”

-Lek Tushaj, i dyshuar per kryerjen e vepres penale te “Shperdorimi i detyres”

-Rezart Arkaxhiu, i dyshuar per vepren penale te “Dhenia e ndihmes per ndertimin e paligjshem”, kryer ne bashkepunim

-Xhevat Vataksi i dyshuar per vepren penale te “Dhenia e ndihmes per ndertimin e paligjshem”, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 199.b dhe 25 te K Penal .

 

Këta zyrtarë akuzohen për 3 raste, dy prej tyre aksidente, si dhe një tjetër rast abuziv në lidhje me aktivitetin e një karburanti.

 

Bëhet fjalë për karburantin e shtetasit Mustafa Koka, i cili sipas prokurorisë dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje ne kundërshtim me ligjin, ndërsa akuzimi qëndron edhe tek hyrja dalja e këtij biznesi, si dhe zhvendosja e mbikalimit të këmbësorëve.