Abuzoi disa herë me të bijën 16-vjeçe, e mitura: Tentova të flisja...

Abuzoi disa herë me të bijën 16-vjeçe, e mitura: Tentova të flisja me mamanë, por më tha se ishte e lodhur

395
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë 16-vjeçare është abuzuar seksualisht nga i ati. Burime për Faxweb bëjnë me dije se e mitura ka denoncuar në komisariatin nr3. babain e saj i cili ka abuzuar seksualisht disa herë me të. Bëhet me dije se menjëherë pas kallëzimit në polici është bërë i mundur arrestimi i të atit 61-vjeçar, Bali Mazreku.

16-vjeçarja ka rrëfyer në komisariat se tentoi të kundështonte babin e saj,  por ai e ka djegur me çakmak. Gjithashtu ajo kishte tentuar të fliste me nënën e saj, por ajo i kishte thënë se ishte e lodhur.