Aktualitet

Abuzimi ndaj të miturës, nisni protestat në Tiranë

By vizional

February 10, 2019

Marshim në Tiranë kundër dhunës seksuale. Dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës ndaj grave dhe vajza, duke marrë shkasë nga rasti i 13 vjeçares së abuzuar në Kavajë. Me një banderolë të madhe me një hashtag: ‘Nuk luhet përdhunimesh’, ata po marshojnë në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Më shumë se një javë më parë u publikua skandali në shkollën publike “Rilindja”, në Kavajë ku një vajzë 13 vjeçe ishte abuzuar seksualisht nga rreth 8 djem të shkollës.