Gjykata e Apelit ka mbajtur një seancë për personat e arrestuar dhe dënuar në Durrës në lidhje me abuzimet e kryera në ndërtesat e goditura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga 18 të ndaluarit e disa javëve më parë, vetëm 4 persona do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Apeli i Durrësit ka liruar nga qelia disa prej zyrtarëve të arrestuar, më konkretisht:
Mbeten në burg
Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)
Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak
Ermal Petova (OPGj Manzë)
Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës)
Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)
Lihen të lirë
Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë)
Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak)
Adem Lika (ndërtues)
Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth)
Të arrestuarit u akuzuan për krijimin e një mekanizmi korruptiv, ku qëllimi ishte përdorimi i pushtetit në këmbim të parave, për të lejuar ndërtues që të ngrinin godina në shkelje të hapur me ligjin dhe rregulloret e sigurisë. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, policët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave nga 1500 deri në 7 mijë euro
SEANCA E KALUAR:
Gjyqtari Paulin Cera ka vendosur që të lërë të lirë “shefat” dhe në burg ndihmës specialistët e sekretarët, si dhe vetëm një ndërtues. Më konkretisht kanë lënë qelitë Sami Xhafa (shefi i stacionit policisë Manzë), Nikollë Marku (OPGj Manzë), Besnik Domi, (shef rendi në Shijak), Astrit Nuri (specialist i armatimit në policinë e Durrësit), Julian Kacadej (Specialist në IMT), Marius Shahini (drejtori i IMT në Shijak), Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje)