A priten termete të tjera? Ja çfarë thotë sizmologu Ormeni

A priten termete të tjera? Ja çfarë thotë sizmologu Ormeni

517
0

Një termet i fuiqshëm goditi sot vendin, me epiqendër Hamallajn në Durrës. Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se tërmeti ishte deri në 6 ballë dhe pas tij janë regjistruar deri në 140 goditje. “Goditjet ishin të ndjeshme, nga 4.2 ballë deri në 3 ballë, që lidhen me goditjen kryesore, pasi energjia nuk është çliruar e gjitha. Energjia do vazhdojë të çlirohet derisa të arrihet stabiliteti i plotë, por goditjet vijnë duke u zvogëluar”, tha ai. Por pyetjes që bëjnë të gjithë, nëse do të ketë më termete, sizmiologu thotë: “Kur ndodh një goditje kryesore, goditjet e tjera vijnë duke u zvogëluar, pra , s’do të kemi më goditje kryesore”. Sipas Emergjencave Civile në Shqipëri pas tërmetit 5.1 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera sizmike nga ora 11:08 deri në orën 15:30 minuta. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë regjistruar deri më tani 40 banesa të plasaritura si pasojë e lëkundjeve në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës.