A po vjen një valë e katërt e Covid-19 në Evropë? Rriten...

A po vjen një valë e katërt e Covid-19 në Evropë? Rriten me 150% rastet e reja në Francë, dhjetra të vdekur në Itali, ‘Delta’ po bën namin dhe në Gjermani

60
0

Mutacioni indian i COVID-19 ka rritur ritmet dhe numrat e infektimeve në mbarë botën, veçanërisht në Europë. Kjo ka bërë që qeveri të ndryshme të ngrenë alarmin për valën e katërt të koronavirusit. Por, qasjet e tyre dhe mënyra se si kanë vendosur ta presin atë, ndryshojnë.

 

Nën pushtetin e ujit, Gjermania, e cila ka njohur rritje infektimesh në mbi 10 raste për 100 mijë banorë, nuk do të aplikojë masa kufizuese shtesë. Në një dalje publike, Presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekësisë, Frank Ulrich Montgomery, tha se heqja e kufizimeve dhe hapja e gjithçka do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Sipas tij, nëse vala e katërt do të jetë një “spërkatje” apo një stuhi, varet nga ne.

 

“Tani për tani, numri i njerëzve të infektuar në Gjermani po dyfishohet çdo javë. Heqja e kufizimeve në kontaktet tona dhe hapja e gjithçkaje do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Kushdo që e bën atë, rrezikon ardhjen e valës së katërt të Covid-19.

 

“Në vend të kësaj, ne duhet të ecim përpara gradualisht dhe në një mënyrë të kontrolluar të mos hapim gjithçka menjëherë, por gradualisht të lejojmë më shumë kontakte”, tha Montgomery në një intervistë për mediat.

 

“Ka mesazhe shpresëdhënëse që trajtimet me koronavirus janë përmirësuar, se njësitë e kujdesit intensiv janë më me përvojë dhe se qytetarët e vaksinuar do të përjetojnë efekte më pak serioze në shëndetin e tyre. Por le të mos harrojmë se sa mashtruese ishin numrat e infeksioneve verën e kaluar dhe çfarë force shkatërruese ka krijuar virusi që prej asaj kohe. Vala e katërt do të vijë”. Edhe Franca e përfshirë nga protestat masive paralajmëron për valën e radhës.

 

Zyrtari i qeverisë franceze, Gabriel Attal, në një deklaratë është shprehur se Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi.

 

“Franca është goditur nga vala e katërt e infeksionit nga koronavirusi që këtë herë është më e shpejtë dhe më infektuese se gjithë të tjerat”.

 

Ai ka treguar se numri i infektimeve është rritur me 150% më shumë nga java e kaluar dhe se 80% e rasteve janë me variantin “Delta”. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Francë dhe regjistruar 18 mijë raste të reja me koronavirus, ndërkohë që një javë më parë këto ndryshime nuk kalojnë 7 mijë.

 

Nuk flasin për një valë të katërt, por edhe autoritetet italiane shprehin shqetësimin e shifrave në rritje ditë pas dite. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.558 persona të infektuar me virusin, dhjetë prej të cilëve kanë humbur jetën. Po ashtu, edhe shtrimet në spital kanë pësuar rritje të lehtë. Mediat shkruajnë se në të gjitha spitalet përtej Adriatikut ndodhen të shtruar 1.760 qytetarë, ndërsa në total 49.310 persona janë pozitivë, me shumicën prej tyre që po kurohen nga sëmundja në shtëpi. Autoritetet shëndetësore, apelojnë qytetarët për t’u treguar të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e pandemisë.