A ndikon negativisht vaksina anti-Covid numrin e spermatozoideve? Studimi i ri i...

A ndikon negativisht vaksina anti-Covid numrin e spermatozoideve? Studimi i ri i jep fund dyshimeve: Jo vetëm që nuk i ul por …

255
0

Sipas një studimi të ri, vaksinat Pfizer dhe Moderna kundër Covid jo vetëm që nuk e ulin numrin spermatozoidëve të prodhuar, por në fakt mund ta rrisin atë.
Studimi u krye nga disa kërkues në Universitetin e Miamit, të cilët studiuan numrin e spermatozoideve tek burrat që ishin vaksinuar kohët e fundit dhe krahasuan rezultatet me numrin e spermatozoideve para se të vaksinoheshin.
Ata nuk gjetën ndonjë ulje të numrit të spermatozoideve për burrat që kishin marrë ose një ose dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech ose Moderna, madje gjetën një rritje të numrit mesatar të nivelit të prodhimit të sperms. Studiuesit në fjalë thanë se kërkimi i tyre ka si qëllim që të hedhë poshtë pretendimet se vaksinat Covid ndikojnë në pjellorinë e burrave.
Për studimin u “përdorën” 45 burra të moshës 18 deri 50 vjeç, të gjithë ata nuk kishin ndonjë rast të njohur më parë të COVID-19 dhe nuk shfaqnin simptoma të virusit. Dy deri në shtatë ditë para se të merrnin dozën e tyre të parë të vaksinës, u bë një analizë e spermës tek burrat.
Numri i spermatozoideve u analizua edhe një herë 70 ditë pasi ata morën dozën e dytë të vaksinës. U pa që numri mesatar i spermës u rrit në 26 milion qeliza për milliliter. Ndërkohë, numri mesatar i spermatozoideve u rrit nga 36 m/ml në 44 m/ml, një rritje prej 22%. Vëllimi dhe lëvizshmëria e spermës gjithashtu u rrit ndjeshëm.