Presioni i lartë i gjakut është një diagnozë e zakonshme që shumë njerëz janë në gjendje ta menaxhojnë duke jetuar një jetë normale.
Ka shumë faktorë që rrisin rrezikun e presionit të lartë të gjakut, të tillë janë mosha, stresi, duhanpirja, gjenetika, probleme të ndryshme shëndetsore dhe një regjim ushqimor me cilësi të dobët.
Shumë nga këta faktorë mund të ndryshohen dhe është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj për ndryshimet që duhen bërë.
Shumë specialistë rekomandojnë që njerëzit me presion të lartë të gjakut të kufizojnë konsumin e alkoolit.Prandaj shpesh njerëzit pyesin, nëse është e sigurtë që herë pas here të mund të shijojnë verën e tyre të preferuar edhe nëse kanë presion të lartë të gjakut.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen që specialistët e shëndetit japin për këtë rast.
Si mund të ndikojë vera në presionin e gjakut?
Kur bëhet fjalë për alkoolin dhe sëmundjet kronike, përgjigja është ta shmangni plotësisht atë.
Megjithatë, ky mund të mos jetë rasti për disa individë që kanë hipertension dhe duan të shijojnë një herë në disa kohë një gotë verë.
Për këta individë, nëse konsumohet në moderim, vera mund të mos përbëjë asnjë problem.
Megjithatë duhet të dini se alkooli i tepërt mund të ndikojë në presionin e gjakut në mënyra të shumta.
Një prej tyre është duke shkaktuar tkurrjen e enëve të gjakut dhe duke rritur më tej presionin e gjakut.
Po ashtu alkooli ndikon në presionin e gjakut të një personi përmes niveleve të të kortizolit, i cili është një hormon që rregullon stresin.
Ai gjithashtu mund të bashveprojë me disa medikamente për presionin e gjakut duke zvogëluar sasinë e ilaçeve që trupi merr ose të shkaktojë efekte anësore negative.
Në rasin e verës, konsumi i tepërt mund të çojë në shtim të peshës duke rritur kështu presionin e gjakut.
Pra, si përfundim konsumi i moderuar i verës mund të mos shkaktojë dëm për disa individë dhe të shkaktojë tek individë të tjerë.
Ju gjithmonë duhet të jeni në dijeni të pasojave të mundshme. /AgroWeb