Lajme

A mund të jetë aspirina kura e parë kundër koronavirusit?

By vizional

October 30, 2020

Marrja e aspirinës redukton rrezikun që pacientët e shtruar në spital prej koronavirusit të vdesin apo të sëmuren rëndë.

Kështu thuhet në një studim të ri, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një dozë e ulët me aspirinë ul me 40 përqind mundësinë që të shtrohesh në spital apo që të vendosesh në ventilator.

Përveç kësaj, marrja e vaksinës ul rrezikun e vdekjes nga infeksioni me gati 50 përqind.

Studimi është kryer nga ekipi i Universitetit të Merilendit në SHBA.

Megjithatë, ekipi i shkencëtarëve thonë se të dhënat ofrojnë një optimizëm të kujdesshëm.

Nëse konfirmohet studimi, vaksina do të jetë ilaçi i parë i pranishëm gjerësisht, që redukton rrezikun e sëmundjes.