A mund të infektohemi përmes ajrit dhe çfarë duhet të ndërmarrim për...

A mund të infektohemi përmes ajrit dhe çfarë duhet të ndërmarrim për të qenë të sigurt

53
0

Shumë shkencëtarë paralajmërojnë se po shohin prova të shumta që koronavirusi mund të përhapet përmes ajrit. Por si ndikon kjo dhe çfarë duhet të ndërmarrim për të qëndruar të sigurt?

Çfarë është transmetimi në ajër?

Sipas OBSH-së, transmetimi përmes ajrit përfshin infektimin me virus përmes pikave të vogla, të cilat përmbajnë material gjenetik të virusit, që mund të qëndrojnë në ajër për një kohë dhe mund të transmetohen në distancë deri në 1 metër. Këto pika, të cilat janë më pak se pesë mikronë, përmbajnë më pak material të virusit, sesa pikat e mëdha, të cilat mund të lëshohen gjatë frymëmarrjes, kollitjes apo teshtitjes, por ndryshe nga to, ato nuk bien në tokë por rrinë pezull në ajër.

A mund të infektoheni realisht me anë të pikave të ajrit?

Ende nuk është e qartë se a mund të infektoheni me anë të këtyre aerosoleve, të cilat përmbajnë materialin gjenetik të virusit. Disa eksperimente laboratoike kanë treguar se koronavirusi mund të qëndrojë në aerosole për disa orë por nuk ka intensitet të madh.

Sipas OBSH-së këto aerosole mund të bëhen infektuese në vende me ambient të mbyllur, dhe pa ajrosje të mirë, në të cilat njerëzit mund të infektohen edhe nëse bartin maskë.

“Ka evidenca të pakta që aerosolet e krijuara nga të folurit, kollitjet apo teshtitjet mund të përhapen deri në një metër dhe të qëndrojnë në ajër, dhe se transmetimi nga ajri luan rol në përhapjen e Covid-19”, tha Dr. David Haymann, infektolog.

Gjithsesi, jo të gjithë pajtohen me këtë, pasiqë javën e kaluar 239 shkencëtarë me anë të një letre të hapur kanë ngritur shqetësimin në lidhje me transmetimit e virusit përmes pikave të ajrit.

Gjithsesi, përplasje të tilla do të vazhdojnë derisa të sqarohet mirë çështja se a mund ta merrni virusin përmes ajrit apo jo, por ajo çfarë dihet më siguri është vendosja e maskës, distancimi social dhe higjiena mund të na mbrojnë dukshëm nga infektimi me COVID-19.