
Ashtu si në javët e tjera dhe lëtë fundjavë nuk do të mund të dilni për të bërë pazare apo për një shëtitje. Edi Rama në një njoftim për shtyp ka dhënë lajëmrimin e mëposhtëm:
“Të shtunë dhe të diel do të jetë e njëjta gjë si fundjava e kaluar. Të gjithë në shtëpi papërjashtim përveç atyre që janë në punë të lejuara për të shtunë dhe të e diel. Jemi në situatë pozitive por situata pozitive është e tundueshme sa hap e mbyll sytë”.
Rama u shpreh se patjetër që do të lirohemi hap pas hapi, por në themel të cdo hapi qëndron përgjegjëshmëria.
“Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time! Nuk dua ta takoj, apo kam frikë se do të më kapë policia, por unë e zbatoj rregullin sikur ua kërkoj juve. Ky rregull mbron mua, familjen time, nënën time dhe të afërmit e mi. Rregullat nuk janë se kështu dua unë, për siguri, për të përcaktuar një vijë të kuqe shumë të fortë, që përcakton lirinë tonë si mundësi që mbaron aty ky fillon liria e tjetrit”, tha Rama.