A kanë njerëzit busullë të brendshme?

A kanë njerëzit busullë të brendshme?

997
0

Zogjtë, balenat, fluturat dhe shumë kafshë të tjera kanë një ndjenjë instinktive që u tregon Veriun. Edhe qentë kanë tendencë për të dalë jashtë, në përputhje me shtyllat magnetike të planetit. Nëse ata mund të ndiejnë fushat magnetike, po ne njerëzit, a mundemi? A është e mundur që ju të mund të gjeni makinën tuaj në parking, vetëm nëpërmjet sensit magnetik? Përgjigja e shkurtër? Ndoshta.

 

Trutë e shpendëve

 

Për shumicën e shekullit të 20-të, shkencëtarët që dëshironin të studionin aftësinë për të kuptuar fushat magnetike – magnetoreceptimi, siç quhet ajo – u vunë në lojë. Kjo ishte e vërtetë madje edhe për studimin e kësaj tek kafshët, që tani konsiderohet e dukshme, si pëllumbat e shtëpisë. Që atëherë, shkencëtarët kanë gjetur se pothuajse çdo kafshë migratore, nga zogjtë tek peshqit, ka një busull të ndërtuar brenda saj. Magnetoreceptimi është i pranishëm edhe tek kafshët ku nuk pritet, si karkalecat e detit, krimbat, bretkosat, dhe kërmijtë. Por njerëzit? Në vitet 1980, biologu britanik Robin Baker kreu një seri eksperimentesh, që dukej se tregonin se njerëzit kishin një ndjenjë të lindur të drejtimit. Në një studim, ai u lidhi sytë studentëve, i hipi në autobus, i çoi nëpër fshat, pastaj u kërkoi atyre të shkonin drejt pikës së nisjes. Të gjithëve u kish vënë një copë metali të lidhur tek shiriti që u kish lidhur sytë: për disa, ishte një magnet, për të tjerët, ishte një copë jo magnetike bronzi. Ata me copë bronzi ishin pothuajse gjithmonë në gjendje të shkonin drejt shtëpisë; studentët që mbanin magnetin nuk mundën. Por kur shkencëtarët e tjerë u përpoqën të përsërisnin eksperimentet e Baker, ata nuk arritën të njëjtat rezultate. Dhe pasi Baker botoi një letër në vitin 1983 duke pretenduar se kockat e sinusit të njeriut janë magnetike, gjeologu i Caltech, Joe Kirschvink tregoi se ata nuk ishin të tilla – në vend të kësaj, rezultatet e Baker ishin për shkak të kontaminimit.

 

Por më vonë, vetë Kirschvink kreu eksperimente për magnetoreceptimin e njeriut. Për të kapërcyer të metat në studimet e mëparshme, ai i bëri gjërat pak më ndryshe: mati valët e trurit të subjekteve në një EEG, në vend që të shikonte sjelljen e tyre, e cila është e hapur për interpretim; dhe ai i testoi brenda një kafazi Faraday, një kuti metalike që pengon ndërhyrjen elektromagnetike, gjë që ndihmon në sigurimin e rezultateve, që nuk vijnë për shkak të valëve të radios apo zhurmave të tjera. Pastaj, ai aplikoi një fushë magnetike të projektuar për të imituar atë të Tokës. Çfarë ndodhi? Kur fusha magnetike u rrotullua në drejtim të kundërt, pati një rënie në valët alfa – një shenjë se truri po përpunonte diçka. Kjo tregoi se neuronet po aktivizoeshin në përgjigje të fushës magnetike. Kirschvink arriti në përfundimin se po, njerëzit e kanë fuqinë e magnetoreceptimit. Pra, çfarë mund të jetë pas kësaj? Shkencëtarët kanë dy teori kryesore. Magnetiti, minerali hekurit që Baker pretendon të ketë gjetur në kockën e sinusit të njeriut, është ende në lëvizje. Është shumë i ndjeshëm ndaj fushave magnetike dhe mund të jetë mjaft i fortë, për t’u treguar kafshëve jo vetëm se cila rrugë shkon në veri, por edhe ku ndodhen, në kuptimin e gjatësisë gjeografike. Zogjtë e kanë në sqepin e tyre dhe peshqit e kanë në hundë, dhe është gjetur edhe në trurin e njeriut. Të tjerë, megjithatë, mendojnë se magnetiti mund të jetë vetëm një pjesë e sistemit imunitar, pa asnjë rol në navigim. Teoria tjetër kryesore është një proteinë intriguese e quajtur kriptokrom. Disa gjatësi vale të dritës e kthejnë në atë që njihet si molekulë “çifti radikal”, me dy elektronet e palëvizshëm që vërtiten në të njëjtin drejtim, apo në drejtime të kundërta. Kur kalon një fushë magnetike mbi ta, elektronet ndryshojnë sjelljen e molekulës. Shkencëtarët kanë grumbulluar disa prova bindëse për këtë proces tek zogjtë. Por në fund, përgjigjja është ende atje përjashtë. Ne nuk e dimë se sa magnetoreceptimi i njeriut është i fuqishëm, ose nëse është vetëm një pasojë e së kaluarës tonë evolucionare. Ne gjithashtu nuk e dimë se çfarë mund ta shkaktojë atë. Por një gjë është e sigurt: gjetja e makinës suaj në një parking do të jetë gjithmonë e vështirë.