A ka kuptim mësimi online me kafenetë plot? Manastirliu zbulon vendimin që...

A ka kuptim mësimi online me kafenetë plot? Manastirliu zbulon vendimin që është marrë për Universitetet

291
0

Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi sot se mësimi në Universitete do të vijojë online, ndërkohë që masat do të jenë të njëjta në dy javët e ardhshme, dhe nuk do të ketë shtrëngim të tyre pavarësisht rritjeve të rasteve  me Covid.

Manastirliu tha se ky vendim është marrë për shkak të të dhënave se ka një rritje të numrit të infektimeve në grupmoshat e reja, që i përkasin atyre që janë në Universitet.

”Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë”, tha ministrja.

 

“Ashtu sikurse doktoreshë Bino ju shpjegoi, mund tj’u përsëris se ky vendim përsa i përket universiteteve vjen bazuar në disa të dhëna epidemiologjike ku kemi një rritje të rasteve pozitive në grupmoshën e re. Kjo na çon në një vendimarrje për të bllokuar përhapjen e virusit në këtë grupmoshë. Nëse do kemi grumbullim të rinjsh në sallat e universiteteve, do kemi rritje.

 

Me të dhënat që kemi është vlerësuar nga Komiteti i Ekspertëve që mësimi të vijojë online. Kjo mund ta shihni dhe në vendet e tjera. Dhe universitetet kanë pasur kohë për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, do ketë vlerësim në baza epidemiologjike. Ajo çfarë është fokusi ynë, është shëndeti i qytetarëve. Mbi këtë nisemi kur marrim vendim”, deklaroi më tej Manastirliu.