A jeni diabetikë apo paradiabetikë? Ky frut mund të ndihmojë në uljen...

A jeni diabetikë apo paradiabetikë? Ky frut mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak

387
0

Sipas CDC, vetëm në Shtetet e Bashkuara rreth 30 milion të rritur jetojnë me diabet dhe 88 milion të tjerë janë pre-diabetikë.

Paradiabetikët kanë nivele të sheqerit  në gjak më të larta se normalisht, por ende jo aq të larta sa të diagnostikohen si diabetikë. Këta persona mund ta parandalojnë diabetin me ndryshime në dietë dhe stilin e jetesës.

Sipas Dr. Paul Spanguolo një nga ushqimet më të rëndësishme për diabetikët dhe paradiabetikët janë avokadot. Ato konsiderohen si “super ushqim”, pasi janë të shëndetshëm për zemrën, ulin kolesterinën dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

AvoB, është një përbërës natyral i avokados, i cili shërben për të mbajtur një metabolizëm të shëndetshëm, sheqerin normal në gjak dhe nivel të duhur të insulinës.

Krahas kujdesit ndaj ushqimeve me shumë sheqer dhe karbohidrate, ekspertët sugjerojnë që konsumimi i avokados është një hap shumë i rëndësishëm për parandalimin e diabetit.