A ËSHTË MALLKIM APO TRADHËTI!?/ NGA ANILA SULAJ AHMATAJ

A ËSHTË MALLKIM APO TRADHËTI!?/ NGA ANILA SULAJ AHMATAJ

1974
0

Shqiptarëve ju është sosur durimi, nga aktet e ndryshme të tradhëtisë, që të bënë të mendosh se kjo tradhëti është e hershme, që nga lashtësia. Ne si shqipëtar kemi vuajtur gjithmonë nga ky fakt i cili tashmë është bërë mjaft praktike. Dhe  elementi kryesor i cili na ka çuar në këtë përkufizim është etja për pushtet. Ky është një akt i turpshëm, kryesisht i atyre që na udhëheqin, dhe na kanë bërë që të na ngjitet ky epitet, një epitet turpi. Jemi një popull që  na ka shoqëruar gjithmonë vuajtja hap pas hapi, ndoshta kjo është një tjetër arsye për të qenë të tradhëtuar apo tradhëtar. Dhe shumica  e të këqijave që na pushtojnë vijnë nga keqqeverisja  e këtyre pushtetarëve , të cilët sa janë në fushatë  bëjnë premtime, bëjnë engjellorin, të pafajshmin, dhe sa ngjiten në karrigen  e pushtetit e  shtrijnë injorancën e tyre gjerë e gjatë. Ky është një problem i vjetër mjaft i dëgjuar që nga fëmijët, të cilët nuk dinë çdo të thotë dhe deri te ata të cilët arrijnë ta diskutojnë këtë fenomen. Të arrish të hipësh në karrigen e pushtetit për këta pushtetar do të thotë : se bota është në dorën e tyre dhe mund ta përdoresh atë si te kesh dëshirë, duke ju përshtatur batutës filmike “Ja ligji, ja dhe Maliqi”. Pse arrin që intelekti i shumë personave vishet me mantelin e politikës, një mantel ky, i cili nuk të vesh vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Kjo politikë ju bën bisht shumë tradhëtive për t’i kthyer ato si një mallkim për vendin dhe këtë popull, gjithnjë populli ka vuajtur pasojat dhe ka për t’i vuajtur derisa një plagë e cila është në kurim e sipër nuk pastrohet deri në rrënjë , atëherë ajo rrezikon të mbyllet në sipërfaqe dhe të hapet në imtësi. Ç’farë po ndodh!? A jemi mallkuar!? Apo tradhëtuar!? Një pyetje që kurrë s’do të marrë përgjigje, duke parë  dhe dëgjuar gjithë ndodhitë e këtij vendi na lind pyetja është mallkim apo tradhëti!? Sigurisht edhe për këtë nuk do të ketë kurrë përgjigje, por thjesht konkluzione dhe analiza.