A është ky video-përgjimi që pritet të ‘turbullojë’ skenën politike?

A është ky video-përgjimi që pritet të ‘turbullojë’ skenën politike?

195
0

Skena politike me shumë gjasa pritet të rëndëohet akoma edhe më tepër nga publikimi i një tjetër video që për momentin është në “ngrirje”. Ekzistenca e saj është paralajmëruar nga disa gazetarë të njohur në vend të kronikës. Një prej tyre është edhe gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili, mbrëmjen e djeshme, deklaroi në emisionin “Opinion” në TV Klan; se ka në dorë një regjistrim të bërë në një lokal gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të qershorit në qytetin e Vlorës. Sipas tij, në video janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, të cilët shfaqen në një takim me persona me precedentë penalë (dyshohet se janë të grupit Habilaj). Hoxha tregoi se takimi mes tyre është zhvilluar në një lokal, në rrugën “Zaho Koka”, fill pas një tubimi elektoral. Gazetari investigativ, dje në darkë, u paraqit në studion e emisionit me një kasetë që e vendosi mbi tryezën në krah të tij. Hoxha u tregua i rezervuar për të treguar ç’ka është regjistruar në këtë kasetë, por tregoi se ekzistojnë regjistrime të takimeve të dyshimta në fushatën e kaluar. “Ne takime gjatë fushatës ka pasur disa foto. Duhet të bëhet një mësim për politikanët që nuk mund të afrojnë dhe të takojnë çdo personazh që mund t’u sigurojnë pak vota në fushatë. Në këtë fushatë janë regjistruar edhe këto filmime, mund të jenë bërë me dashje apo pa dashje por kanë rrjedhur” – u shpreh gazetari Artan Hoxha.