- Gjatësia nga kyci i dorës deri tek bërryli është e njëjtë me gjatësinë e shputës së këmbës.
- Zemra e njeriut rreh 101,000 herë në ditë. Gjatë jetës ajo do të rrahë rreth 3 bilion herë dhe do të pompojë rreth 400 milion litra gjak.
- Goja juaj prodhon 1 litër pështymë në ditë.
- Në përgjithësi njerëzit mund ta mbajnë frymën përreth një minutë. Rekordi botëror është 7 minuta e gjysmë.
- Ju merrni frymë rreth 23,000 herë në ditë.
- Ju flisni rreth 5,000 fjalë në ditë megjithëse 80% e të folurit është bashkëbisedim me vetveten.
- Truri i Ajnshtajnit ishte në një nivel mesatar madhësie 1375 gram.
- Në 150 vitet e fundit mesatarja e gjatësisë së njerëzve në vendet e industrializuara është rritur me 10 cm.
- Nëse përbërja ujore e trupit tuaj do të ulej me 1%, ju do të ndjenit etje.
- Hipokrati, babai i mjekësisë, sugjeroi që një grua mund t’i rrisë linjat e kraharorit duke kenduar shpesh dhe me zë të lartë.
- Një njeri mund të jetojë deri në një muaj pa ushqim por vetëm një javë pa ujë.
- Njeriu pi rreth 75,000 litra ujë gjatë jetës së tij.
13. Burrat humbin rreth 40 fije floku në ditë ndërsa gratë humbin rreth 70