A e dini se …

A e dini se …

863
0

  1. Gjatësia nga kyci i dorës deri tek bërryli është e njëjtë me gjatësinë e shputës së këmbës.
  2. Zemra e njeriut rreh 101,000 herë në ditë. Gjatë jetës ajo do të rrahë rreth 3 bilion herë dhe do të pompojë rreth 400 milion litra gjak.
  3. Goja juaj prodhon 1 litër pështymë në ditë.
  4. Në përgjithësi njerëzit mund ta mbajnë frymën përreth një minutë. Rekordi botëror është 7 minuta e gjysmë.
  5. Ju merrni frymë rreth 23,000 herë në ditë.
  6. Ju flisni rreth 5,000 fjalë në ditë megjithëse 80% e të folurit është bashkëbisedim me vetveten.
  7. Truri i Ajnshtajnit ishte në një nivel mesatar madhësie 1375 gram.
  8. Në 150 vitet e fundit mesatarja e gjatësisë së njerëzve në vendet e industrializuara është rritur me 10 cm.
  9. Nëse përbërja ujore e trupit tuaj do të ulej me 1%, ju do të ndjenit etje.
  10. Hipokrati, babai i mjekësisë, sugjeroi që një grua mund t’i rrisë linjat e kraharorit duke kenduar shpesh dhe me zë të lartë.
  11. Një njeri mund të jetojë deri në një muaj pa ushqim por vetëm një javë pa ujë.
  12. Njeriu pi rreth 75,000 litra ujë gjatë jetës së tij.

13. Burrat humbin rreth 40 fije floku në ditë ndërsa gratë humbin rreth 70

Shperndaje