Lajme

A e dini se kush janë bestytnitë më të përhapura në botë?

By vizional

September 24, 2022

Një pjesë e mirë e njerëzve në vendin tonë janë supersticiozë. Bestytnitë kanë përndjekur njerëzimin prej vitesh e shekujsh jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

 

Por a e dini se cilat janë bestynitë më të përhapura në botë dhe ku njerëzit besojnë e frikësohen më shumë?

 

Macja e zezë – Kjo kafshë me këtë ngjyrë lidhej me figurën e djallit në mesjetë, ndërsa europianët besonin te lidhja e tyre me shtrigat.

 

Çadra e hapur brenda shtëpisë – Sipas egjiptianëve, duke qenë se çadra ishte një aksesor shumë mbretëror, hija që krijonte ishte e frikshme. Dhe nëse i hapje ato në ambiente të brendshme, ky gjest konsiderohej si një shenjë ofenduese ndaj Zotit dhe Diellit.

 

Pasqyra e thyer – Sipas romakëve, thyerja e pasqyrës është ters, pasi te pasqyra besohet se ka fragmente të shpirtit tonë. Me thyerjen e një pasqyre, mund të thyhej edhe shëndeti apo mirëqënia e dikujt. Por po sipas tyre, duhen 7 vite për t’u rigjeneruar shpirti, prandaj edhe shpesh dëgjojmë numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.

 

Fjala ‘Shëndet’ pasi tështijmë – sipas grekëve dhe romakëve, tështima konsiderohej si një aktivitet fiziologjik me rrezik të lartë dhe shumë prej tyre besonin te ‘ndarja e shpirtit’ pas tështimës. Prandaj përdorim fjalën ‘shëndet’ sa herë tështijmë.