A e dini se çfarë thotë ngjyra juaj e syve për ju?...

A e dini se çfarë thotë ngjyra juaj e syve për ju? Zbulojeni tani

406
0

A e dini se çfarë thotë ngjyra juaj e syve për ju?

Sytë nuk gënjejnë kurrë. Ato janë “dritarja e shpirtit”, pasi edhe pa vetëdije, thonë gjithnjë të vërtetën.

Një aspekt i syve që i bën ata lehtësisht të lexueshëm nga të tjerët, është ngjyra.

Ngjyra e syve është një tipar gjenetik që përcaktohet nga sasia e melaninës në sy. Irisi i syrit përcakton ngjyrën e tyre duke vendosur se sa dritë duhet të kalojë përmes tij.

Ngjyra juaj e syve mund të thotë shumë për ju. Nëse nuk e keni idenë se çfarë, e zbuloni këtu:

 

– Sytë ngjyrë kafe

 

Ngjyra kafe e syve është më e zakonshmja në botë. Thuajse 55% e njerëzve i kanë sytë në këtë ngjyrë. Njerëzit me këtë ngjyrë sysh janë zakonisht të drejtë, por ndonjëherë pak hakmarrës. Sidoqoftë, edhe kur doni të veproni ashpër, sytë tuaj ju tradhtojnë dhe tregojnë se sa të ndjeshëm e të sjellshëm jeni. Kjo ngjyrë prej dheu gjithashtu nënkupton një tip personaliteti që është i sigurt dhe në të njëjtën kohë i thjeshtë. Njerëzit me sy ngjyrë kafe janë partnerë të mrekullueshëm dhe jo pak herë, janë të gatshëm të heqin dorë nga disa gjëra për t’i bërë të tjerët të ndihen të kënaqur dhe të lumtur. Gjatë jetës së tyre, ata zhvillohen profesionalisht për të qenë lider dhe kanë më pak të ngjarë të kenë vese të caktuara. Janë fizikisht të aftë dhe kanë një forcë të madhe mendore.

 

– Sytë e gjelbër

 

Ngjyra e gjelbër e syve është një nga më të rrallat në botë.

 

Ju shpesh mund të dëshironi të largoheni dhe të veproni me kokëfortësi, por në fund arrini të përshtateni.

 

Ngjyra juaj e syve i tregon botës për pasionin tuaj intensiv dhe ju jep një sens misteri dhe enigme, që i bën njerëzit kuriozë.

 

E gjelbra konsiderohet gjithashtu një ngjyrë shumë rinore, gjallëruese, kështu që këta njerëz priren të sjellin gjallëri.

 

Nëse keni sy të gjelbërt, ndonjëherë mund të dukeni si shumë serioz në fillim, por nuk jeni gjithnjë ashtu.

 

Njiheni për shkathtësinë dhe vendosmërinë që keni.

 

– Sytë blu

 

Bluja është ngjyra e dytë më e zakonshme e syve në botë. Thuhet, se njerëzit me sy blu janë imun ndaj dhimbjes. (Ata mund ta tolerojnë dhimbjen disa herë më shumë sesa njerëzit me ngjyra të tjera të syve.)

 

Kanë një qëndrueshmëri të madhe dhe rrallë ankohen për problemet apo dhimbjet e tyre.

 

– Sytë e zinj

 

Thuhet se njerëzit me sy të errët ose të zinj janë shumë të besueshëm dhe i mbajnë sekretet si askush tjetër. Janë të përgjegjshëm dhe mund t’i rezistojnë mirë presionit, qoftë ky social apo i një rrethane tjetër.

 

Ata janë të besueshëm dhe është e vështirë t’i ngacmosh emocionalisht. Mund të duken të qetë, por kanë dhe anën e tyre “të egër”, që jo të gjithë kanë mundësinë ta shohin.

 

– “Hazel”

 

Kjo është një nuancë e pazakontë për sytë, mes ngjyrës së gjelbër dhe asaj kafe. Ju jeni të fortë, të ndjeshëm, të fshehtë dhe keni  një forcë të jashtëzakonshme fizike.

 

– Jeshile e hapur, blu e hapur ose gri e lehtë

 

Njerëzit me këto ngjyra janë të ndjeshëm ndaj dhimbjes së të tjerëve, por janë më imun ndaj dhimbjes së tyre. Ata janë gjithnjë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

 

Janë argëtues, të dashur, miqësorë dhe shumë entuziastë. Kur duan, dinë të jenë dhe joshës.

 

– Ngjyrë gri

 

Njerëzit me sy gri shpesh kanë një konflikt të brendshëm emocional dhe e kanë të vështirë të marrin mendime racionale. Sidoqoftë, pas “luftës”, ata dalin prej saj më të fortë se kurrë më parë.

 

Në fund, çfarëdo që thotë shkenca apo psikologjia, secili prej nesh është unik dhe ka mënyrën e tij të të menduarit, të të shprehurit etj, pavarësisht ngjyrës së syve.

 

Burimi: Colour Meanings