A do të shkojnë çamët të përçarë në zgjedhjet e 25 prillit?

A do të shkojnë çamët të përçarë në zgjedhjet e 25 prillit?

16
0

Tashmë rezulton që edhe Aleanca Popullore, ose siç njihet ndryshe partia tjetër çame është rregjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Alenca Popullore në zgjedhjet e fundit politike zgjodhi të mos marrë pjesë për arsye morale dhe bërinthirrje për votë kundër, por në ato të vitit 2013 me një angazhim vetëm pak mujor mori qartazi 20 mijë vota nga komuniteti çam!

Ky rezultat ishte domethënës dhe vinte për disa arsye praktike të cilat vlejnë njësoj edhe për zgjedhjet e 25 prillit të ardhshëm.

le të analizojmë disa nga arsyet të cilat çuan e do çojnë komunitetin çam të votojë Aleancën Popullore duke projektuar qartazi një përçarje të vetë kumunitetit çam.

 

Por le ti analizojmë shkak pasojat e atij rezultati në vitin 2013 dhe të gjitha gjasat me të cilat ato në 25 prill do jenë më domethënëse.

 

Arsyeja e parë padyshim është strategjia e gabuar e PDIU-së, me në krye Shpëtim Idrizin, e cila nuk diti ti bashkojë çamët në të njëjtim skalion elektoral për të maksimizuar rezultatin për tju imponuar partive të mëdha.

 

Arsyeja e dytë që erdhi si rezultat shkak pasojë ishte që në krye të Aleancës Popullore ishin djemtë e disa familjeve çame me infulencë të cilët kanë qenë kontribues themelor të oegazimit pilitik çam gjatë periudhës pluraliste dhe jo vetëm.

 

Këta djem, përtej faktit që kishin kontribute personale dmethënëse në themelim dhe rritjen e partisë së parë çame, Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) të drejtuar nga Tahir Muhedini, ata mbetëm kontribues themelues edhe në rritjen e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet drejtuar nga Shpëtim Idrizi deri në momentin kur kjo parti nisi personalizimin e partisë, ose më qartë privatizimin e saj.

 

Këtu mund të përmendim vëllezrit e njohur Amos dhe Artur Dojaka, inxhinjeri Erion Softa të cilët janë pinjolë të familjeve të nderuara në të gjithë historinë e dhimbshme çame dhe të tilla kontribute historike po nuk i pate me vete, e mërzit komunitetin çam.

 

Një faktor tjetër i cili shtyn komunitetin çam të votojë Aleancën Popullore është serioziteti i këtyre djemve të cilët janë fjalë mbajtur dhe punëtor e politikën nuk e kanë si biznes të tyre, por si pasion e moral për të respektuar amanetin e të parëve për Çamërinë, duke shpenzuar para në politikë dhe jo disa nga politika bëjnë biznes!

 

Fakti që PDIU me Shpëtim Idrizin në vënd që të kërkonte bashkimin e çamëve dhe unitetin e tyre për të cilën u kalua nga PDI në PDIU, nën petkun ose preteksin e kombëtarizmit të kauzës, u zgjerua në zona ku nuk kishte komunitet Çam dhe atë pak pushtet administrativ që mori e ndau me besnikët e tij dhe jo me kontribuesit çam të partisë së çamëve që ai formslisht drejton!

 

Një aktor plus që ka përçarë çamët dhe ka shtyrë shumë prej tyre të themelojnë dhe mvështesin Aleancën Popullore është dhe korrupsioni i cili rëndon mbi PDIU!

 

Sot, nëse çamët nuk e duan përçarjen duhet që PDIU ose të ndahet nga Shpëtim Idrizi, ose vetë Idrizi të pranoj gabimet e mëdha dhe të ndryshojë strategjinë ndaj Komunitetit Çam dhe familjeve historike Çame.

 

Në një zhvillim të tillë pozitiv nga PDIU, edhe Aleanca Popullore do të detyrohet të bashkëpunojë për bashkimin e çamëve përtej ideologjive!

 

Nga përçarja humbin vetëm çamët dhe kuaza e drejtë e tyre! Përgjegjësitë e kësaj humbje nuk ti falë historia çame!

loading...